LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Gjakova #12

Organizohet BarCamp Gjakova #12

Në kuadër të Javës së Gruas (Week of Women), të Shtunën, me 28 mars nga ora 15:00, Komuniteti Aktiv Qytetar së bashku me NDI organizon konferencën jo-formale të radhës - BarCamp Gjakova #12.

Nëpërmjet këtij edicioni synohet fuqizimi i gruas duke prezantuar idetë, inovacionet dhe duke mundësuar diskutim të hapur rreth çështjeve të shoqërisë civile si dhe biznesit në Kosovë.

Edhe këtë radhë do të kemi folëse dhe tema shumë interesante, ku do të ndajnë eksperiencën dhe prezantojnë: Mirlinda Kusari Purrini, Erëza Vela Berisha dhe Dorina Lluka-Davies, biografitë e të cilëve mund ti gjeni në vazhdim:

– Mirlinda Kusari Purrini është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive në Shoqaten Afariste të Gruas SHE-ERA, një organizatë jo-fitimprurëse për zhvillim ekonomik, e themeluar në Shtator të vitit 1999, me qëllim të fuqizimit ekonomik të grave. Qe prej themelimit deri më sot SHE-ERA, ka realizuar afër 60 projekte në nivel lokal dhe regjional duke ofruar trajnime biznesi, këshillime, hulumtime, analiza, dhe mentorim. Përfitues të kurseve të biznesit deri më tani janë mbi 5000 gra, ku gjithsejtë përfitues nga te gjitha shërbimet e SHE-ERA’s janë në total 10,000 gra dhe burra në gjithë Kosovën.

Znj. Kusari është një ekonomiste nga profesioni me një diplomë në Ekonomi dhe Financa në Universitetin e Prishtinës. Ajo është aktive në dy qarqe, si të biznesit, po ashtu edhe humanitare me përvojë në hulumtime dhe projekte ndërkombëtare.

Mirlinda në BarCamp do sjell përvojën e saj si paneliste në Javën e Gruas dhe sfidat drejt suksesit në sferën e biznesit dhe shoqërisë civile.

– Erëza Vela Berisha është një ndërmarrëse që ka shërbyer më herët si eksperte e zhvillimit, ku dhe ka dëshmuar ekspertizë në projekte dhe programe komplekse dhe shumëdimensionale.
Në rolin e këshilltarës ajo është përfshirë në projekte të ndrsyhmë të USAID-it, si dhe në Qeverinë e Kosovës, në projektin e privatizimimt. Dy vite më parë, ajo ka themeluar kompaninë e saj “RED Communications”, kompani që mirret me marrëdhënie me publikun si dhe komunikimin, ku ofron shërbime për kompani të rëndësishme. Një produkt i kohëve të fundit i kompanisë së saj është prodhimi i një emisioni televiziv për ekonominë ku ajo, në rolin a autores/producentës ekzekutive dhe moderators, adreson në thellësi qështjet ekonomike të shtetit në formatin e hulumtimit, debatit dhe ngjarjeve nga tereni. Ajo ka bashkpunuar me sukses me shumë investitorë, entitete politike dhe publike, qeveri, organizata bi-laterale dhe multi-laterale (Banka Botërore, UNDP, USAID, EU, ECLO, IFC, Deloitte, etc.). Ajo është pjesë e Javës së Gruas që nga viti 2013, si dhe “Hope Fellowship” 2013.

Erëza në BarCamp Gjakova do sjell përvojën e saj si pjesëmarrëse në Javën e Gruas 2013 dhe sfidat drejt suksesit të saj në sferën e biznesit.

– Dorina Lluka-Davies ka përfunduar studimet në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin “AAB”, po ashtu ka përfunduar studimin në Intelegjencën Emocionale në “Case Western Reserve University” dhe në nëntor të këtij viti planifikon të shkojë në Hong Kong për një specializim në fushën e Menagjmentit Ekzekutiv. Ka rreth 13 vjet eksperiencë pune në programet e zhvillimit në fushën e rinisë dhe çeshtjeve gjinore. Dorina ka punuar për projekte te institucioneve të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare si: GPDC, UNICEF, YMCA, UNDP, OSCE etj. Nga viti 2003 është pjesë e organizatës “YMCA” ku në vitin 2008 është emruar në pozitën e CEO. Në vitin 2013 është emruar CEO e organizatës “George Williams Youth Association in Kosovo”. YMCA është organizata e parë në botë e të rinjëve e themeluar në baza vullnetare në vitin 1844 në Angli dhe punon në 119 shtete me mission për “Fuqizimin e Rinisë”. Nga 119 vende ku organizata YMCA punon dhe ju shërben rreth 58 miljon njerzve në vite, Dorina është drejtoresha për shtet më e re në bote nga mosha. Dorina ka qenë pjesë e gjeneratës së parë të Javës së Gruas dhe Akademisë së Femrave në Lidership.

Dorina në BarCamp do sjell përvojën e saj si pjesëmarrëse në Javën e Gruas 2012 dhe sfidat drejt suksesit në shoqërinë civile.

Vendi ku do të mbahet ky aktivitet është DEL House në Gjakovë.
BarCamp Gjakova organizohet nga komuniteti vullnetar “KAQ”, ndërsa mbështetet nga Fondacioni IPKO.