LAJMI I FUNDIT:

Orav: Jemi gati të lëvizim në dialog

Orav: Jemi gati të lëvizim në dialog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për vizitën e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, rreth dy javë më parë në Prishtinë.

Orav tha se duke e njohur personalisht Sorensenin, ai në raportin e tij ka shkruar atë që ka parë dhe dëgjuar në Prishtinë, teksa shtoi se “ne shkruajmë dhe raportojmë saktësisht ato që shohim dhe dëgjojmë dhe bëjmë propozime si të vazhdojmë tutje.

“Vizita e tij e parë në Kosovë ka qenë vetëm për të bërë pyetje. Nuk ka ardhur me asnjë propozim dhe besoj se e njëjta ka ndodhur edhe në Beograd. Është kthyer, po konsultohet me kolegë, ndoshta  edhe me shtetet anëtare, ndoshta edhe me hierarkinë dhe shpresojë që pastaj do të vijë me ide të reja”.


“Nga pikëvështrimi ynë, Bashkimit Evropian, ne jemi gati të lëvizim sepse e kemi Komisionin e ri dhe ata janë të interesuar që të vazhdojnë tutje me këtë proces normalizimi. Sorenseni dhe Komisioni i ri, janë të interesuar dhe shpresoj që të kemi qeverinë e re së shpejti sepse të gjithë këtu besojnë se kush do ta krijojë qeverinë, por duam të jemi të sigurt se ata do të jenë ata njerëz që do të punojnë”, tha Orav në një intervistë për Klan Kosova.

Më tej, ai tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për të dyja vendet për të ecur tutje,  teksa shtoi se marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të zbatohen.

“Mendoj që ato marrëveshje që janë lidhur, duhet të zbatohen. Pra, ato marrëveshje, më sa e kam kuptuar janë rreth 90 marrëveshje dhe përafërsisht 1/3 janë zbatuar, 1/3 kështu ashtu, dhe një pjesë goxha e madhe nuk janë zbatuar”.

“Pra, ato duhet të zbatohen sepse nëse nuk ka dëshirë nga njëra palë që t’i zbatojë elementet e caktuara, nuk duhet bërë diçka nga zero. Ato duhet të zbatohen, prandaj Sorenseni ka ardhur këtu për të mësuar nga homologët, qeveria, presidentja, opozita, OJQ-të, komuniteti biznesor se çfarë do të mund të bëhej”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kalo në kategori