LAJMI I FUNDIT:

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar Çelësin e Qytetit aktivistes për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, në shenjë mirënjohjeje për rolin e saj në dokumentimin e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së këtij nderimi, Rama vlerësoi lart figurën e Kandiq, duke theksuar se ajo ka kaluar mbi tri dekada duke dokumentuar krimet e luftës dhe duke punuar për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë. Ai tha se ky akt simbolik është shprehje e falënderimit të Prishtinës për përkushtimin e saj ndaj së vërtetës dhe drejtësisë.

“Zonja Kandiq ka kaluar mbi tri dekada duke dokumentuar krimet e luftës të kryera midis viteve 1992-1999 në ish-Jugosllavi. Ajo themeloi Fondin për të Drejtën Humanitare dhe punoi për t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, edhe kur kjo kërkonte të thuhej e vërteta e hidhur për bashkëkombësit e saj. Sot, me këtë akt simbolik, dua t’i shpreh falënderimin tonë të thellë kësaj gruaje që ia kushtoi jetën mbrojtjes së së vërtetës dhe drejtësisë me përkushtim të admirueshëm,” tha Rama.


Ai shtoi se puna e Kandiqit, përkundër kërcënimeve dhe vështirësive të mëdha, ka kapërcyer kufijtë etnikë dhe kombëtarë, duke nderuar të gjitha viktimat e së kaluarës. Sipas tij, vendimi për ta nderuar Kandiqin me Çelësin e Qytetit u mor në Ditën e të Pagjeturve në Kosovë.

Në fjalën e saj, aktivistja Natasha Kandiq tha se ndihet e nderuar me këtë vlerësim nga Prishtina.

“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 27 prill, të gjithë kemi ndërmarrë veprime për të zbuluar krimet që ndodhën. Dita e sotme është për të përkujtuar viktimat dhe për të mbajtur lule për ta. Kam menduar shumë për këtë moment, dhe jam e nderuar ta marrë Çelësin e Qytetit të Prishtinës,” u shpreh Kandiq.

Gjatë luftës në Kosovë, Natasha Kandiq udhëtoi nëpër Serbi duke ofruar informacione mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga policia dhe ushtria serbe. Ajo dhe stafi i saj u përballën me kërcënime anonime, ndërsa zyra e tyre u shënua me simbole naziste dhe mesazhe kërcënuese si “spiunët e NATO-s”.

Provat e mbledhura nga Kandiq u përdorën më vonë në përgatitjen e aktakuzave nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm, Kandiq është shpërblyer me mbi 20 çmime ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për të drejtat e njeriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovës

​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovës

Lajme
Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

Kronika e Zezë
Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Lajme

"Rrezik tensionesh etnike", BE kritikon aksionet në veri

Siguri
I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë - po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror

I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë - po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror

Lajme
Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori