LAJMI I FUNDIT:

Opsionet e BE-së në krizën e Maqedonisë

Opsionet e BE-së në krizën e Maqedonisë

Pakkush në Bruksel apo në Shkup do të befasohej po qe se akuzat për korrupsion, mashtrim në zgjedhje, manipulim të gjykatësve dhe media vërtetohen si të sakta.

Në Ballkanin Perëndimor aq shumë është përhapur keqpërdorimi (abuzimi) saqë edhe personeli i EULEX-it është ballkanizuar – shihni vetëm skandalet në misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.


Është tepër vështirë të gjendet ndonjë politikan i cili ka mbetur i pa infektuar.

Që nga fundi i luftërave në Ballkan në vitet e ‘90-ta si dhe lufta në Maqedoni në vitin 2001, e vetmja gjë që ka lulëzuar është kriminaliteti.

Qytetarët tanimë janë adaptuar të jetojnë një gjendje të vazhdueshme të stagnimit ekonomik, papunësisë së madhe dhe elitës mafioze etnike.

Ka një qetësi kozmetike dhe jo të qëndrueshme në rajon.

Në Maqedoni është një gjendje nga e cila ka rrezik që të kthejë shtetin në luftën e mëhershme ndëretnike përsëri.

Gruevski, për të pastruar gjendjen, dhe për të dëshmuar se i intereson Maqedonia, duhet të organizojë zgjedhje të reja nën një mbikëqyrje të rreptë nga ana e BE-së.

Unë nuk pres ndonjë mrekulli edhe nëse ai zëvendësohet nga social-demokratët opozitarë të LSDM-së.

Janë këto arsyet përse BE-ja duhet të shoh përtej krizës momentale politike. Kur them BE-ja, këtu mendoj veçanërisht tek Gjermania – ndikuesi më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Për të stabilizuar Maqedoninë, Gjermania duhet që ta adresojë dhe të merret me temën shumë të hapur të të drejtave të shqiptarëve.

Kjo do të kërkojë reformë kushtetuese, si dhe sundim ligji pa asnjë kusht. Dhe, e vetmja mënyrë që BE-ja të ushtrojë ndikimin e kërkuar, është fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE.

Gjermania duhet që të gjejë mënyrë se si të zhbllokojë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE, rrugë që për momentin pengohet nga vetoja greke.

Kundërshtimi grek vjen, thënë sinqerisht, nga ideja e pakuptimtë dhe nacionaliste e populliste e Athinës se emri Maqedoni përfshin dhe implikon synime territorial për një rajon në Greqi.

Edhe sa herë duhet që të themi se kjo gjendje status-quo është tepër e rrezikshme për lojëra të tilla të pakuptimta?

Maqedonia është në udhëkryq: BE-ja duhet të kap këtë moment dhe të shoh dy mundësi. Një, është që të freskojë dhe përmirësojë marrëveshjen e vitit 2001 mbi ndarjen e pushtetit, ose siç e njohim më mirë Marrëveshjen e Ohrit. Kjo mund të arrihet duke ndryshuar kushtetutën (sidomos për gjuhën shqipe) dhe duke kërkuar zbatim urgjent të saj.

Mundësia tjetër është po ashtu ndryshimet kushtetuese, p.sh. themelimi i federatës së Maqedonisë me njësinë administrative-territoriale maqedonase dhe atë shqiptare në një sistem dy-dhomash në parlament, si në Zvicër, apo pse jo edhe sikur sistemi në Belgjikë, duke e bërë edhe Shkupin një rajon né vete sipas modelit të Brukselit.

Maqedonia i takon secilit që jeton në të, e jo vetëm shumicës etnike.

Përderisa nuk ka një ndryshim rrënjësor dhe të vërtetë, protestat masive si ato të 17 Majit të opozitës vështirë se do të kenë ndonjë sukses të dukshëm, sesa tensionet në ngritje.

Secila nga këto mundësi duhet të përcillet dhe forcohet me plan për zhvillim ekonomik dhe social, me një shpërndarje të barabartë të investimeve nga jashtë, si dhe me punësim më të barabartë të pakicave si në sektorin publik si në atë privat.

Shumica maqedonase sikur ka krijuar përshtypjen se ata janë pronarë të Maqedonisë.

Kjo shumicë e kanalizon investimin dhe paranë nga jashtë tek komuniteti i vet dhe në dëm të komunave me shumicë shqiptarë, duke thelluar varfërinë dhe ndasitë.

Faktorët gjeopolitik duhet po ashtu të merren në konsideratë. Kohëve të fundit, Rusia e ka akuzuar BE-në dhe SHBA-në se kanë orkestruar incidentin në Kumanovë-luftën ndërmjet forcave special maqedonase dhe, siç i quajti Gruevski, “terroristët” shqiptarë. Kjo akuzë, qëllim të vetëm ka që të “hedhë benzinë në zjarr”.

Duke qenë e izoluar shkaku i Ukrainës, Moska tenton që shkaktojë sa më shumë probleme Perëndimit, qoftë në Ballkan apo në shtetet e Baltikut, dhe kësisoj që t’i rritet ndikimi në arenën ndërkombëtare.

Gjermania që nga fillimi i këtij viti sidomos, por edhe vitin e kaluar, e ka ngritur zërin e saj kundër ndikimit destabilizues të Rusisë në rajon, kryesisht në Bosnjë, por pa lënë anash edhe Maqedoninë.

Rusia, tenton që ta detyrojë BE-në të ndërrojë gazsjellësin nga Ukraina me një të ri, atë përmes Turqisë i cili është projektuar që të kalojë përmes Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

Me një fjalë, Rusia thotë: “ose po e ndërtojmë gazsjellësin e ri ose po e ndezim Ballkanin”.

BE-ja, arriti që projektin e mëhershëm të gazsjellësit rus “Rrjedha Jugore” (ang. South Stream), ta pengojë në një mënyrë shumë të qetë, duke zbatuar në Bullgari ligjet e veta mbi energjinë.

Në të njëjtën mënyrë ajo mundet edhe të pengojë gazsjellësin përmes Turqisë – me sundim të ligjit si dhe duke i ofruar ‘karota’ Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

Në të njëjtën kohë, qarkullojnë shumë teza mbi rastin e Kumanovës.

Një nga to, p.sh. thotë se a ka qenë ky incident i organizuar nga Gruevski për të rifituar pozicion përmes shmangies së vëmendjes së qytetarëve nga skandalet e korrupsionit, dhe kështu ta ketë ushqyer pa dashje konfrontim gjeopolitik ?

Secili mundet pafundësisht të spekulojë rreth Kumanovës.

Por, lufta në Ukrainë, dëshmoi se çka mundet të ndodh nëse Rusisë i lihet hapësirë dhe duar të lira për të manipuluar elitën e korruptuar dhe udhëheqësit lokal për interesa të saj.

Rusia mund të mbahet larg Ballkanit Perëndimor vetëm përmes investimeve në vende të punës, infrastrukturë dhe duke përkrahur liderë reformator, pro-perëndimor si dhe duke zgjeruar BE-në.

E kundërta nga kjo është në makth.

Paramendojeni një Ballkan Perëndimor me një luftë etnike dhe civile në Maqedoni e cila do të përfshinte Kosovën me shumicë shqiptare si dhe vet Shqipërinë.

Paramendojeni domino-efektin e aspiratave territoriale të grupeve kundërshtare etnike në Bosnjë dhe Serbi.

Paramendojeni mundësinë e përsëritjes së aspiratave territoriale ndaj Maqedonisë nga Bulgaria dh Greqia të cilat nuk e njohin kombin maqedonas.

Këta skenarë të mundshëm do të bënin që lufta në Ukrainë të duket si ‘copë ëmbëlsire’.

Pashmagshëm, Perëndimi do të paguante një çmim të lartë sepse do të përballej me valë refugjatësh, sfida të reja sigurie, humbje të miliardave të derdhura në 20 vitet e fundit për ndihma në rajon, si dhe me ri-ngritjen e Rusisë.

Por, popullata lokale do të ishte me e dëmtuara. Mijëra njerëz do të humbnin jetën.

Teorikisht, Ballkani Perëndimor ka një të ardhme evropiane, por nuk ka garanci që do të ketë fatin të jetë pjesë e BE-së. I takon Gjermanisë që të ndërhyjë po qe se vërtetë dëshiron stabilitet dhe ardhmëri në krahun lindor të BE-së.

Në trend

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Ligue 1
Kalo në kategori