LAJMI I FUNDIT:

Oppo prezanton modelin e ri të telefonit, R1

Oppo prezanton modelin e ri të telefonit, R1

Për një kohë të gjatë tashmë, Oppo e ka promovuar modelin e saj të ri të telefonit R1, ndërsa para pak ditësh në internet janë publikuar edhe disa nga pamjet e para të këtij modeli.

Tani, prodhuesi kinez edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin e saj të ri – R1, të cilin e ka listuar në mesin e telefonave të saj mesatar.

Oppo R1 sjell ekranin e ndjeshëm me diagonalen prej 5-inç me ndërfaqen IPS dhe rezolucionin prej 720 x 1280 pikselëve. Telefoni i ri i Oppo-së mbështetet në procesorin e MediaTek MT6582 me 1.3 GHz quad-core, 1 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme.

Oppo ka përfshirë edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel në R1, për të cilën kompania thotë se ofron mundësinë e realizimit të fotografive edhe kur ka vetëm pak ndriçim.


Në anën e përparme të telefonit, Oppo ka përfshirë edhe kamerën me 5 mega-piksel, ndërsa R1 vjen edhe me versionin e Android, 4.2.2 Jelly Bean dhe ndërfaqen e personalizuar, Color OS. Çmimi i këtij telefoni pritet të jetë rreth 410 dollarë. / Telegrafi /