LAJMI I FUNDIT:

Opozita reagon për rritjen e çmimeve

Opozita reagon për rritjen e çmimeve

Partia Socialiste (PS) ka reaguar të dielën për rritjen e çmimeve në tregun e ushqimeve. Në një deklaratë për mediat, sekretari për çështjet ekonomike në PS, Ervin Bushati tha se qeveria nuk tregon të vërtetën për rritjen e çmimeve të ushqimeve në treg, sepse nuk punon më për shqiptarët, por punon për vete.

“Është koha që të hapen letrat, në mënyrë që qytetarët të shohin të vërtetën përtej “ylberit ekonomik” të kryeministrit, sajuar përditë në farsa televizive. Vetëm kështu shqiptarët mund të gjykojnë vetë nëse qeveria punon për popullin apo qeveria punon për qeveritarët”, deklaroi Bushati.

Sipas tij, për të fshehur realitetin e dhimbshëm qeveria fabrikon statistika për rritje të çmimeve të ushqimeve në treg me vetëm pesë lekë në 100, edhe atëherë kur Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimet (FAO) dhe Banka Botërore dhe çdo indeks ndërkombëtar tregon që çmimet e ushqimeve janë rritur të paktën katër deri në pesë herë më shumë se kaq në një vit. /Telegrafi/