LAJMI I FUNDIT:

OPEC nuk do të rrisë prodhimin e naftës

OPEC nuk do të rrisë prodhimin e naftës

Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) bëri me dije gjatë pasdites se nuk ka në plan të rrisë prodhimin, pavarësisht se çmimi po i afrohet vlerës së 100 dollarëve për fuçi, BBC.

Ministri i Naftës i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se nuk është i shqetësuar për çmimin, duke pasuar në deklarata të ngjashme Iranin, Venezuelën dhe Algjerinë.

”Nuk mendojmë se ka një mungesë nafte. Tregu është i furnizuar mirë”, deklaroi Mohammed bin Dhaen al-Hamli. Sipas Agjencisë së Energjisë Ndërkombëtare, rritja e çmimit është shumë shqetësuese.

Ekzistonte një spekulim se OPEC, organizata që përmbledh 40% të rezervave botërore të naftës, mund të mbante një mbledhje emergjence së shpejti, për të diskutuar rreth rritjes së shpejtë të çmimit të naftës. /Telegrafi/