LAJMI I FUNDIT:

OPEC: 20.4 milionë USD për rrugën Tiranë – Elbasan

OPEC: 20.4 milionë USD për rrugën Tiranë – Elbasan

Ministria e Financave njoftoi të martën se në vijim të kërkesave për financim për realizimin e Projektit prioritar “Rruga Tiranë – Elbasan”, Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) përcjell miratimin e tij për pjesëmarrje nëpërmjet bashkëfinancimit.

Në letrën dërguar ministrisë së Financave Fondi informon se pjesëmarrja në bashkëfinancim do jetë në shumën 20.4 milionë USD. Kredia ofrohet me një interes të leverdishëm prej 3.3 % në vit, me afat maturimi prej 20 vjetësh, nga të cilat 5 vitet e para pa pagesë.

Hapi i dytë do të jetë shqyrtimi i projekt-marrëveshjes dhe më pas nënshkrimi i saj nga zyrtarët e të dyja palëve./Telegrafi/