LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të shndërrohen në banka?

OJQ-të shndërrohen në banka?

Shumë shpejt katërmbëdhjetë institucionet mikrofinanciare, të cilat operojnë në vend më nuk do të punojnë si OJQ. Disa prej tyre, mund të shndërrohen në banka, pasi kanë krijuar kapital në vlerë prej 40 milionë euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, (BQK) Hashim Rexhepi e mbështet idenë për t’u shndërruar në banka këto institucionet mikrofinanciare, por sipas tij, duhet të shikohen modalitetet e transformimit.

Rexhepi, tha se pas periudhës dhjetëvjeçare, institucionet mikrofinanciare duhet të hapen, ndërsa sipas tij disa institucione mikrofinaciare kanë arritur që të zhvillohen.

“E mbështesim procesin për transformimin e tyre në banka, por duhet të shikohen modalitetet”, tha guvernatori Rexhepi.


Aktualisht në Kosovë operojnë 14 institucione mikrofinanciare, ku sipas, statistikave kapitali i tyre është 40 milionë euro. /Telegrafi/