LAJMI I FUNDIT:

Oferta të volitshme për Bajram

Oferta të volitshme për Bajram

Operatorët mobil VALA dhe IPKO pritet të kenë ofertat atraktive për qytetarët për nder të festës ë së Kurban Bajramit. Zyrtarë të Postë Telekomit të Kosovës (PTK), kanë thënë se ata tash më veç i kanë bërë oferta gati për këtë festë.

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), përkatësisht, operatori publik VALA do të ofroj thirrje me tarifë të ulëta, për nderë të Festës së Kurban Bajramit.

Zyrtarë të VALA-s kanë treguar se ata do të ofrojnë SMS me çmime prej 1 cent ndërsa 4 cent do të jetë çmimi për thirrje. Po ashtu thanë se janë marr të gjitha masat që komunikimi të jetë sa më kualitativ.

Ndërsa ata të IPKO-s kanë thënë se do të kenë ofertë por që do ta bëjnë publike në ditët në vijim. /Telegrafi/