LAJMI I FUNDIT:

OECD vlerëson sektorin e bujqësisë të Turqisë

OECD vlerëson sektorin e bujqësisë të Turqisë

OECD ka shpallur raportin në lidhje me Vlerësimin e Reformave Politike në Fushën e Bujqësisë në Turqi.

Në këtë raport OECD thekson se në sektorin e bujqësisë në veçanti në sektorin e mishit, qumështit dhe sheqerit është dhënë mbështetje e tepërt. "Në Turqi për rritjen e forcës së konkurrencës në fushën e bujqësisë duhet të përshpejtohen reformat".

Ministri i Bujqësisë dhe i Çështjeve Rurale Mehdi Eker tha se në fillim këshillat e dhëna në raport do të vihen në provë dhe sipas përfundimeve ato do të zbatohen.

Në raportin për bujqësinë të përgatitur nga OECD-ja me kërkesë të Turqisë, kjo e fundit është gjetur e suksesshme në lidhje me politikat që ka ndjekur për integrimin e kujdesit ndaj mjedisit në bujqësi, fuqizimin e kornizës ligjore si dhe për politikat rurale dhe reformat institucionale.


Autoritetet e OECD-së të cilat e kanë gjetur të tepërt mbështetjen në raportin 34 për qind që i jepet bujqësisë, kanë vënë në dukje se nëpër vendet e OECD-së kjo mbështetje është 22 për qind dhe kanë raportuar se në Turqi mbështetja është e tepërt në veçanti në sektorin e mishit, qumështit dhe sheqerit. /Telegrafi/