LAJMI I FUNDIT:

OECD, Kina për 5-6 vjet lidere ekonomike, tejkalohet SHBA

OECD, Kina për 5-6 vjet lidere ekonomike, tejkalohet SHBA

Gjatë pesë apo shtatë viteve të ardhshme, Kina do të mund t’i tejkalojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket volumit të prodhimit industrial, duke u kthyer kështu në liderin ekonomik botëror të ardhshëm. Një fakt i tillë pohohet në raportin e fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) kushtuar posaçërisht ecurisë së ekonomisë kineze.

Në lidhje me një fakt të tillë, zv/sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Pier Carlo Padoan theksoi se "pakoja kolosale stimuluese" e qeverisë kineze ndihmoi ekonominë e këtij vendi, midis të parave në botë, të dalë nga kriza ekonomike globale.

"Për këtë arsye mund të pritet që në pesë deri shtatë vitet e ardhshme Kina të tejkalojë SHBA-në dhe do të marrë pozicionin e liderit sipas vëllimit të prodhimit industrial", tha Padoan.

Në raport ndër të tjera, citohet edhe fakti sesi për tejkalimin e sfidave me të cilat do të ballafaqohet Kina gjatë zhvillimit të mëtejshëm, Pekini do të detyrohet që të rrisë konsumin social, të vazhdojë me reformat e sistemit financiar dhe të sigurojë fleksibilitet më të madh të kursit të valutës kombëtare, juan.


Në trend Ekonomi

Më shumë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori