LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Kosovës shpall Haxhën menaxher të vitit

Oda Ekonomike e Kosovës shpall Haxhën menaxher të vitit

Oda Ekonomike e Kosovës e ka shpallur Kryeshefin Ekzekutiv i PTK-së, dr. Shyqyri Haxha menaxherin e vitit. Për arritjen e rezultateve gjatë menaxhimit të ndërmarrjes më të madhe në vend Postën dhe Telekomin e Kosovës, dr.Haxha është nderuar me mirënjohjen si menaxheri më i sukseshëm për vitin 2009.

“Për kontributin e dhënë në ngritjen e vlerës së aseteve të PTK-së, për ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare si dhe për menaxhimin efikas në zgjerimin e aktiviteteve të PTK-së në regjion dhe më gjerë, Oda Ekonomike e Kosovës shpall dr. Shyqyri Haxhën menaxher të vitit”, bëri të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, dr.Besim Beqaj me rastin e dorëzimit të kësaj mirënjohje KE të PTK-së.

Ai ka pohuar se me vendim unanim të Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike të Kosovës është vendosur që dr.Haxha të nderohet me këtë mirënjohje. “Puna e tij e suksesshme në udhëheqjen e një kompanie si PTK-ja, ka bërë që atij t’i takoj për këtë vit ky nder”, është shprehur kreu i Odës Ekonomike të Kosovës.

Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK pohoi se kjo mirënjohje vjen si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve shumë të mëdha të kompanisë, përkundër sakrificave dhe pengesave, që çdo ditë i bëhen kompanisë më profitabile në vend.


“Ndihem i nderuar me këtë mirënjohje dhe shfrytëzoj rastin të theksoj se unë jam këtu që kompania të cilën e drejtoj të vazhdoj përpara suksesshëm në ngritjen e të hyrave dhe në rritjen e vlerës së saj”, deklaroi dr. Haxha.

Sipas tij, PTK – Vala është zgjidhja më e mirë për konsumatorët e telefonisë mobile dhe fikse në Kosovë. Me ofertën e shkëlqyeshme të komunikimit, kualitetin e lartë të shërbimeve, çmime shumë të volitshme dhe shtrirje të rrjetit në mbarë vendin, Vala mbetet padyshim operatori i vetëm dhe më i çmuari në Kosovë. Kjo dëshmohet edhe me numrin dhe rëndësinë e klientëve tanë, të cilat çdo ditë janë në kërkim të shërbimeve tona. /telegrafi/