LAJMI I FUNDIT:

OBRN-PDUKM: Zaev dhe Filipçe nuk e ulën numrin e të infektuarve me COVID-19 gjatë stinës së verës

OBRN-PDUKM: Zaev dhe Filipçe nuk e ulën numrin e të infektuarve me COVID-19 gjatë stinës së verës

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “numri i të infektuarve me coronavirus në ditë nuk bie nën 200 dhe se vetëm gjatë ditës së djeshme kishim 225 të infektuar dhe tetë të vdekur”.

“Sistemi shëndetësor i menaxhuar nga Zaev dhe Filipçe nuk mund të menaxhohet me problemet e coronavirusit. Maqedonia është pranë stinës së vjeshtës dhe numrat janë treshifror. Edhe nuk ka filluar sezoni i gripit, ndërsa ne kemi të infektuar”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, nëse gjendja është alarmante sot çfarë mund të pritet për një muaj apo dy dhe se shteti është pranë kolapsit në planë shëndetësor, ndërsa Zaev dhe Filipçe, sipas OBRM-PDUKM-së duhet të japin përgjegjësi.


“Joserioziteti shkon deri atje që nuk ka vaksinim kundër gripit ndërsa sezoni i gripit pritet të fillojë. Maqedonia është i vetmi shtet, që për shkak të paaftësisë së Zaev dhe Filipçes nuk kishte fund të valës së parë, por valë e vazhdueshme që na fillimi i pandemisë deri sot. Edhe numrat nuk ulen, por rriten nga dita në ditë dhe çdo ditë kemi pik të ri”, shprehen nga kjo parti.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga Filipçe i cili kishte deklaruar se numri i të infektuarve nuk do ta tejkoalojë shifrën prej 2.000 të infektuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Kalo në kategori