LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Shkupit i nevojitet menaxher i aftë, Shilegov është e kaluar

OBRM-PDUKM: Shkupit i nevojitet menaxher i aftë, Shilegov është e kaluar

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Danella Arsovska është zgjidhja më e mirë për qytetin dhe se Shkupit i nevojitet menaxher i aftë, kurse Shilegov është e kaluar”.

“Arsovska është ndërmarrëse e suksesshme, Shilegov është i suksesshëm vetëm në kurdisje tenderësh. Arsovska është kandidate mbipartiake dhe do të jetë kryetare e gjithë qytetarëve, ndërsa Shilegov është kryetar dhe angazhohet vetëm për interesin e një klike të ngushtë rreth tij”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, Arsovska ka biografi me suksese të dëshmuara në ndërmarrësi dhe grua që udhëheq me Lidhjen e Odave Ekonomike. Ata shtojnë se është eksperte ndërkombëtare që krijon politikat për integritet për liderët e vendeve të G20.


“Arsovska është njëra nga katër gratë në botë në udhëheqje të Federatës Botërore të Odae si forum i vetëm që udhëheq më shumë se 12.700 oda ekonomike në botë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se kundrejt Arsovskës, Shilegov është ai kryetar i cili për një automjet që 800.000 euro kushton në Zagreb e paguan me 1.700.000 euro dhe është po ai i cili shpenzoi 12.5 milionë euro nga shitja e shtëpisë së qytetit dhe askush nuk din asgjë. Sipas tyre, Shilegov është ai që nuk e bëri tunelin nën kala dhe vazhdim të bulevardit Ilinden./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori