LAJMI I FUNDIT:

Obama kërkon ide të reja për uljen e papunësisë

Obama kërkon ide të reja për uljen e papunësisë

Me papunësinë qe ka shkuar mbi kuotën 10 për qind për herë të parë në 27 vjet, në SHBA është rritur shqetësimi. Për këtë arsye presidenti Barack Obama mbajti një samit ku morën pjesë 130 biznesmenë, ekonomistë dhe ekspertë.

Nju Jork, 4 dhjetor – Ekspertëve te mbledhur Obama u tha se qeveria amerikane duhet te veproje me shpejtësi për të luftuar papunësinë, por u tregua i kujdesshëm ne publikimin e fondeve për krijimin e vendeve te reja te punës.

“Ne nuk mund te kthehemi mbrapa dhe te shpresojmë për me te mirën”, ka paralajmëruar Obama.

Në të vërtetë, çdo plan shpenzimesh i projektuar për te ulur papunësinë, do te kaloje edhe ne siten e republikanëve në Kongres.


Ata janë te irrituar për bilionë dollarët e shpenzuar për nxjerrjen nga balta te bankave dhe kompanive prodhuese te makinave, projekte te nisura nga presidenti i tyre, George W. Bush