LAJMI I FUNDIT:

Obama: Fondet anti-krize, per punesimin

Obama: Fondet anti-krize, per punesimin

Presidenti amerikan Barack Obama propozoi një sërë masash që synojnë krijimin e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara, dhe uljen e shkallës së papunësisë që ka arritur në 10 përqind.

Një ide është që të ulen taksat për bizneset e vogla, dhe lehtësimin e pagesave që lidhen me kreditë që qeveria u ka dhënë këtyre bizneseve.
Presidenti thotë se bizneset e vogla kanë krijuar 65 për qind të vendeve të reja të punës në vitet e fundit.

Por punësimin ngeci kur recesioni e bëri të vështirë për bizneset e vogla për të marrë financime për të blerë pajisje të reja dhe për të zgjeruar veprimtaritë e tyre.
Në një fjalim sot në Uashington, zoti Obama propozoi gjithashtu ulje taksash për konsumatorët që bëjnë shtëpitë e tyre të furnizohen me energji më efikase. Presidenti paraqiti planet për më shumë punë në ndërtimin a përmirësimin e rrugëve, rrjetet kabllore-optike, projektet e energjisë së pastër dhe infrastruktura të tjera. Këto ide kanë për qëllim të rrisin punësimin në industrinë e ndërtimit që është goditur rëndë ekonomikisht.