LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” zënë vendin e dytë në Olimpiadën “GENIUS 2017” në SHBA (Foto)

Nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” zënë vendin e dytë në Olimpiadën “GENIUS 2017” në SHBA (Foto)

Një lajm i mirë  arriti në Prishtinë nga New York i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku  nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi”, të cilët përfaqësuan Republikën e  Kosovës, kanë zënë vendin e dytë në Olimpiadën “GENIUS 2017”.

Nxënësit Blerona Zulfaj, Kaltrina Hyseni, Çlirimtare Ramadani, Ema Halimi, Emira Jetishi, Elena Hyseni dhe Zana Shehu, të shoqëruar nga Profesoresha Eriona Basha janë shtatë shkencëtaret e reja kosovare që kanë marrë  medalje argjendi  (çmimi i dytë) në Olimpiadën Ndërkombëtare “ GENIUS- 2017”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.


Në saje të rezultateve të vlerësuara nga kjo garë nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” njëkohësisht kanë fituar edhe bursat nga Oswego State University of New York.

Ato fituan të drejtën e bursës për shkollimin në State University of New York falë medaljes së argjendtë me projektet  inovative shkencore, thuhet nënjoftimin nga ky gjimnaz.

Blerona Zulfaj dhe Kaltrina Hyseni u stolisën me medalje argjendi dhe bursë 48,000 dollarë për 4 vite të drejtën e shkollimit  në State University of New York.

Çlirimtare Ramadani dhe Ema Halimi morën certifikatë nderi për arritje dhe bursë 36, 000 dollarë për 4 vite dhe të drejtën e shkollimit  në State University of New York.

Emira Jetishi dhe Elena Hysenimorën certfikatë nderi për arritje dhe bursë 36, 000 dollarë për 4 vite dhe të drejtën e shkollimit në State University of Neë York.

Zana Shehu mori certifikatë nderi për arritje dhe po ashtu 36, 000 dollarë bursë për katër vite shkollimi te i njëjti universitet.

Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin mbi  3500  projekte shkencore  nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 1,250 nga projektet finalistë.

Me 136 shtete nga gjithë bota dhe mbi 1250 projekte të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin medaljen e argjentë në garën ndërkombëtare “ GENIUS-  2017”.

Gjimnazi “Hasan Nahi”, prej themelimit të tij në vitin 2013, i ka sjell Kosovës 30 medalje ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori