LAJMI I FUNDIT:

Nuk munguan rastet e arta – por PSG e Bayern e mbyllin pa gola pjesën e parë në finalen e LK-së

Nuk munguan rastet e arta – por PSG e Bayern e mbyllin pa gola pjesën e parë në finalen e LK-së
PSG VS Bayern Munich (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze e filloi mjaftë mirë takimin, duke e rrezikuar portën e Bavarezëve disa herë.

Kylian Mbappe e kishte një shans të mirë në minutën e 14-të, mirëpo që goditja e tij përfundoi jashtë portë.


PSG VS Bayern Munich (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Rast të artë për të kaluar PSG-në në epërsinë e kishte edhe Neymari (17’), mirëpo goditjen e tij e ndali Manuel Neuer.

Në minutën e 22-të, Robert Lewndowski ishte i pafat, pasi portieri Keylor Navas ishte i mposhtur, mirëpo shtylla vertikale i mohoi golin.

PSG VS Bayern Munich (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Dy minuta më vonë, Hansi Flickut iu konfirmuar lajmi i hidhur nga Jerome Boateng, që nuk arriti të vazhdonte ndeshjen, ndërsa në vendin e tij u fut Niklas Sule.

Në minutën e 29-të, Ander Herrera lëshoi një predhë në drejtim të portës së Neuerit, mirëpo Leon Goretzka e devijoi topin në korner, mirë Daniele Orsato nuk e dha rivënien nga këndi.

Dy skuadrat më pas ishin të kujdesshme në lojën e tyre, gjersa në të dytën me gjasë nuk do të mungojë një spektakël edhe më i madh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori