LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka ulje të çmimit të naftës

Nuk ka ulje të çmimit të naftës

Përkundër rënies së çmimit të naftës në berëzat botërore dhe në Maqedoni, prej nga furnizohen importuesit e naftës në Kosovës, aktualisht në vend nuk pritet të ketë ulje të çmimit të naftës nëpër pompat e derivateve.

Sipas, kryetarit të Shoqatës të Naftarëve, Nazmi Bytyqi, çmimi i naftës varet shumë nga raporti i dollarit me euron, në berëzat botërore.

“Pritet të ketë ulje të çmimit të naftës, por ai nuk varet nga tregjet, por varet nga vlera e dollarit në raport me euron”, tha Bytyqi.

Momentalisht çmimi i naftës nëpër pompat e derivateve në vend sillet nga 1.10 euro deri në 1.15 euro për deri sa ai i benzinës është për pesë centë më shumë se sa nafta.


Çmimi më i lirë i naftës, është në pjesën veriore të Mitrovicës për shkakto futjes kontrabandë atje. Një litër naftë kushton 0.85 cent. /Telegrafi/