LAJMI I FUNDIT:

“Nuk fjeta gjithë natën, ai gabim do të më shoqërojë deri në vdekje”, Muller reagon pas rastit të humbur ndaj Anglisë

“Nuk fjeta gjithë natën, ai gabim do të më shoqërojë deri në vdekje”, Muller reagon pas rastit të humbur ndaj Anglisë

Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Thomas Muller ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për rastin ideal të humbur në ndeshjen ndaj Anglisë në kuadër të fazës së 1/8-tës të Euro 2020.

Anglia mposhti Gjermaninë me rezultat 2-0 në ndeshjen e 1/8-tës për të siguruar një vend në çerekfinale.

Megjithatë, ndeshja mund të kishte krejt rrjedhë tjetër nëse Muller do të ishte i saktë gjatë një rasti në minutën e 81-të kur rezultati ishte vetëm 1-0.


Me shpresën se do e fuste topin në rrjetë - tifozët e Gjermanisë me reagim dëshpërues për shansin e shpërdoruar nga Muller ndaj Anglisë
Lexo po ashtu Me shpresën se do e fuste topin në rrjetë - tifozët e Gjermanisë me reagim dëshpërues për shansin e shpërdoruar nga Muller ndaj Anglisë

Muller doli i vetëm me portierin dhe dështoi, ndërsa tashmë ka kërkuar falje dhe ka reaguar për gjithë rastin në rrjetet sociale.

“Ai moment, që do ta kujtoj deri në fund të jetës, më bëri të mos fle sonte. Një moment për të cilin punon, stërvitesh dhe jeton si futbollist. Ai moment kur ke në këmbë rikthimin e skuadrës tënde në lojë në një ndeshje nokauti. Ju keni shansin të kaloni një komb të tërë në ekstazë. Të kesh këtë mundësi të tillë dhe më pas ta lësh të të ikë nga dora…”.

“Kjo gjë do të më lëndojë deri në vdekje. Më dhemb për të gjithë Gjermaninë, për shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin tonë, i cili më dha besimin për të qenë aty në atë moment”.

“Por, mbi të gjitha më dhemb për të gjithë tifozët e Gjermanisë që kanë qëndruar pranë nesh dhe na kanë mbështetur gjatë këtij Kampionati Evropian. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Muller në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori