LAJMI I FUNDIT:

“Nuk dua të shkoj nga një luftë në tjetrën”, ukrainasja në Gaza ka frikë të kthehet në Kiev

“Nuk dua të shkoj nga një luftë në tjetrën”, ukrainasja në Gaza ka frikë të kthehet në Kiev

Një grua ukrainase i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se ka frikë të kthehet në Ukrainë ndërsa pret që të evakuohet nga Gaza.

“Nuk dua të shkoj nga një luftë në tjetrën”, tha ajo, raporton skynews.

Tatyana Tapalova është fotografuar duke mbajtur fëmijën e saj në krah teksa tregon pasaportën ukrainase në pikën kufitare Rafah në jug të Gazës.


Dhjetëra ukrainas janë evakuuar nga Gaza, tha presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e përditshëm, duke shtuar se po vazhdojnë përpjekjet për evakuim.

“Është shumë e rëndësishme që sa më shumë civilë të mbrohen dhe lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme të mos shkaktojë një kolaps në shkallë të gjerë të stabilitetit ndërkombëtar”, pohoi ai ndërsa shtoi se “të gjithë kanë nevojë për siguri dhe paqe. Ne vazhdojmë këtë punë. Një proces shumë i mundimshëm dhe delikat”.

Rusët sulmojnë me raketa një anije mallrash me flamur të Liberisë
Lexo po ashtu Rusët sulmojnë me raketa një anije mallrash me flamur të Liberisë

Ndryshe, zëdhënësi i mediave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit deklaroi sot se sërish është hapur një korridor humanitar për civilët në Gazën veriore që dëshirojnë të ikin në jug. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori