LAJMI I FUNDIT:

Nuk dihet nëse do të ketë rritje rrogash në prill

Nuk dihet nëse do të ketë rritje rrogash në prill

Nuk është bërë ende e ditur nëse shërbyesit civilë do të marrin rrogat me rritje edhe për këtë muaj.

Kjo për faktin se Qeveria ende nuk ka arritur një marrëveshje me Fondin Monetarë Ndërkombëtar (FMN).

Kryeministri Hashim Thaçi tha të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë se ka pasur dhe vazhdon të ketë takim me FMN-në për të arritur një marrëveshje me qëllim që të premten propozim-buxheti për vitin 2011 të miratohet të miratohet në Kuvend.

Qeveria kishte premtuar se në janar punëtorët e administratës dhe disa punëtorë të sektorëve tjera do ti marrin rrogat me rritje, por kjo nuk kishte ndodhur, ashtu siç kishe premtuar kryeministri Thaçi. /Telegrafi/