LAJMI I FUNDIT:

Nokia përshëndetet me përdoruesit, ndryshon emrin në Microsoft Mobile

Nokia përshëndetet me përdoruesit, ndryshon emrin në Microsoft Mobile

Marrëveshja për shitjen përfundimtare të kompanisë Nokia tek Microsoft pritet të finalizohet në fund të këtij muaji, ndërsa Microsoft do ta marrë përsipër njësinë e telefonave mobil të Nokia-së dhe gjithashtu markën e telefonave Lumia.

Sipas një raporti të fundit, thuhet njësia e telefonave mobil Nokia, e cila aktualisht njihet si Nokia Oy, do të riemërohet për ta marrë emrin Microsoft Mobile Oy.

Lajmi është bërë i ditur përmes një letre e cila i është dërguar partnerëve të jashtëm të Nokia Oy.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Microsoft do ti marrë përsipër të gjitha përfitimet, të drejtat dhe obligimet e njësisë “Nokia Devices and Services”, dhe kushtet që ju i keni aktualisht, nuk do të ndryshojnë, thuhet në letër. / Telegrafi /