LAJMI I FUNDIT:

Nokia Normandy do të bazohet në Android

Nokia Normandy do të bazohet në Android

Sipas një raporti të ri të publikuar nga The Verge, thuhet se telefoni deri më tani “misterioz” i Nokia-së, modeli Normandy do të bazohet në sistemin operativ të Google Android.

Modeli i ri i telefonit të Nokia-së thuhet se është krijuar për të qenë një alternativë e re e telefonave të lirë të linjës Nokia Asha.
Nokia Normandy bazohet në ndërfaqen rrënjësisht të ndryshuar të Android – ngjashëm sikurse tableti i Amazon, Kindle Fire.

Sistemi operativ do t’i mundësojë pajisjes të përdor aplikacionet e famshme të Android, për t’i kompensuar aplikacionet të cilat mungojnë në linjën e telefonave Nokia Asha.

Nokia Normandy thuhet se do të debutojë në treg dikur gjatë vitit 2014. Me blerjen e kompanisë Nokia nga gjiganti Microsoft, telefonat e Nokia-së thuhet se janë larg konkurrencës, edhe pse pritet që kompania tani të sjell ndryshime të reja për të mbetur relevante në treg. / Telegrafi /