LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 520 aktivizohet 12 milionë herë

Nokia Lumia 520 aktivizohet 12 milionë herë

Microsoft ka dhënë disa detaje për shitjen e njërit prej modeleve të telefonave të linjës Lumia Windows Phone, përkatësisht modelit Nokia Lumia 520, për të cilin ka treguar se sa i famshëm ka qenë ndër përdorues, dhe në sa njësi ka arritur të shitet.

Vitin e kaluar ishte thënë se Nokia Lumia 520 është telefoni më i famshëm në Windows Phone, ndërsa Microsoft tani ka njoftuar se më shumë se 12 milionë njësi të Nokia Lumia 520 janë aktivizuar nga përdoruesit.

Nokia e ka lëshuar modelin e saj Lumia 525 vitin e kaluar, që në fakt është zëvendësim për modelin paraprak 520, dhe tani thuhet se ky model do të përditësohet me gjeneratën e re të telefonit, Nokia Lumia 530.

Me sa duket, Microsoft është duke funksionuar mjaft mirë me modelet e lira në Windows Phone si dhe me modelin e ri në Android, Nokia X2./Telegrafi/