LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 1320 së shpejti në Britaninë e Madhe

Nokia Lumia 1320 së shpejti në Britaninë e Madhe

Me sa duket, Nokia Lumia 1320 së shpejti do të paraqitet në tregun e Britanis së Madhe, pasi që në faqen e Nokia-së për Britani ky model i ri i fabletit është shënuar si "vjen së shpejti '.

Nokia Lumia 1320 përmban ekranin e ndjeshëm në prekhe me diagonalen prej 6 inç në HD dhe rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, si dhe versionin e fundit të Windows Phone.

Karakteristikat e tjera në Nokia Lumia 1320 përfshijnë edhe procesorin Snapdragon S4 dual core me 1.7Ghz, 1GB RAM, 8GB memorie të brendshme, GPU Adreno 305, si dhe portin për kartelën microSD card e cila mund ta zgjerojë memorien deri në 64GB.
Nokia Lumia 1320 gjithashtu përmban kamerën e pasme me 5 megapiksel Full HD me 1080p, si dhe atë të parparme të formatit VGA.

Fableti i ri i Nokia-së gjithashtu përmban baterinë me 3,400 mAh, 802.11 b / g / n WiFi dhe Bluetooth 4.0. Deri tani, ende nuk ka një datë të caktuar për lansimin e pajisjes në tregun e Britanisë së Madhe. / Telegrafi /