LAJMI I FUNDIT:

Njohja e simptomave të shëndetit mendor

Njohja e simptomave të shëndetit mendor

Miradije Statovci
Psikologe Klinike
Poliklinika “Galaxy”, Prishtinë

Sëmundjet e shëndetit mendor janë një problem global që prekin pothuajse çdo person në një farë mënyre, pavarësisht nëse ai vetë ka vështirësi apo dikush i afërt.


Njohja e simptomave dhe përfshirja në ndërhyrjen e hershme është ndihma më e sigurt për dikë që vuan nga sëmundjet mendore.

Çrregullimi i personalitetit kufitar është një çrregullim mendor i zakonshëm që manifestohet përmes simptomave të paqëndrueshmërisë afektive, sjelljes impulsive dhe të pakontrolluar, çrregullimit të identitetit, marrëdhënieve të paqëndrueshme ndërpersonale dhe gabimeve të mundshme në testimin e realitetit, si rezultat i të cilave një person mund të ketë dëmtime të konsiderueshme personale, prindërore, në funksionimin familjar, social dhe punës.

Sipas statistikave të vitit 2018, më shumë se 950 milionë njerëz në mbarë botën kanë disa çrregullime në fushën e shëndetit mendor dhe ankthi konsiderohet çrregullimi mendor më i zakonshëm, me më shumë se 250 milionë njerëz që vuajnë prej tij.

iStock

Globalisht, çrregullimet mendore ndodhin më shpesh te femrat (11.9%) sesa te meshkujt (9.3%).

Sipas të dhënave të vitit 2015, shkalla e vdekshmërisë së njerëzve me çrregullime mendore është dukshëm më e lartë se në popullatën e përgjithshme, dhe vlerësohet se çrregullimet mendore mund t’i atribuohen 14.3% të vdekjeve në botë (afërsisht tetë milionë vdekje në vit).

Ankthi mjedisor dhe tejkalimi i tij
Lexo po ashtu Ankthi mjedisor dhe tejkalimi i tij

Ekspertët vlerësojnë se numri i personave që vuajnë nga çrregullime mendore është rritur në rrethana pandemike, duke pasur parasysh ndryshimet e shpejta të rrethanave të jetës dhe për shkak të humbjeve të shumta (mendore dhe fizike). Për shembull, vetëm në SHBA, pandemia COVID-19 preku shëndetin mendor të 59% të njerëzve dhe heqja e stigmës rreth çrregullimeve mendore është dëshmuar më e rëndësishme se kurrë në dy vitet e fundit.

Ankthi – simptoma të tilla si shqetësimi i vazhdueshëm, frika dhe stresi ndërhyjnë në jetën e përditshme; më pak se gjysma e pacientëve, madje, vendosin të kërkojnë trajtim dhe ndihmë, ndërsa pjesa tjetër funksionon duke shmangur situatat në të cilat ndihen të shqetësuar. Kjo, ul ndjeshëm mundësitë e tyre, largohet nga rrethet e shumta shoqërore dhe zhvillon vetminë. /Telegrafi/