Synimi disa vjeçar i Kosovës për integrim në BE, vlerësohet se nuk do të pengohet nga Ukraina, e cila ka nisur formalisht procedurën e anëtarësimit. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova duhet të lobojë për njohjen nga Ukraina derisa në krye të këtij shteti është pushteti aktual.
Votat pro të deputetëve evropianë nënkuptojnë hapin e parë të Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian.
Pas pranimit të kërkesës nga Parlamenti Evropian, Ukrainës i hapet rruga për anëtarësim të përshpejtuar në BE.
Integrimi i Ukrainës do të rriste në gjashtë numrin e shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Por, kjo procedurë e nisur, sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, nuk e pengon rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Besoj fuqishëm që Kosova do të ndjekë agjendën e vetë ndonëse rruga e Kosovës mund të përshpejtohet për shkak të këtyre zhvillimeve të fundit dhe për shkak të natyrës gjeostrategjike të këtij problemi dhe se pas këtyre rrethanave, kam përshtypjen se edhe shtetet tjera të BE-së do të thërrasin në ndërgjegjen e tyre dhe do të njohin Kosovën”, deklaroi Hoti për RTV Dukagjinin.
Madje Hoti nuk beson në anëtarësimin e Ukrainës.
Nëse kjo ndodhë, sipas tij, nuk mund të formalizohet më herët se brenda 10 vjetësh, përcjell Telegrafi.
Se sa mund të vështirësojë rrugën e Kosovës drejt BE-së anëtarësimi i Ukrainës, Qeveria e Kosovës nuk ka treguar.
Ekzekutivi nuk ka kthyer përgjigje as në pyetjen nëse pas krijimit të rrethanave të reja botërore do të kërkojë zyrtarisht njohjen nga Ukraina.
Në rast se pushteti në Ukrainë nuk ndryshon, Hoti kërkon që Kosova të fuqizojë lobimin për të siguruar njohjen nga ky shtet.
“Nuk besoj që zhvillimet në Kosovë do të kalojnë pavërejtshëm qoftë nga autoritetet ukrainase, qoftë nga partnerë të tjerë të cilët po bashkërendojnë veprimet kundrejt Rusisë dhe në rrethana të tilla normalisht nëse pushteti demokratik në Ukrainë do të mbetet i njëjtë çfarë është edhe sot, mendoj që sigurisht do të merrnim një përgjigje pozitive”.
Thirrje për të ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës ka pasur edhe nga Parlamenti i Ukrainës.
Deputetja ukrainase, Iryna Friz ka thënë se pas mbështetjes që ka pranuar, shteti i saj duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.
“Ne duhet t’u bashkëngjitemi partnerëve perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovë dhe ta njohim edhe ne. Është koha të qëndrojmë me miq, jo të luajmë me armiq”.
Anëtarësimin e përshpejtuar në BE pritet ta kërkojë edhe Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të propozuar nga LDK-ja./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“KOSOVA BOJKOTON”, qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale
Arrestohet një person nga Dellçeva për zjarrvënie
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?