Nga: Caroline Knox / The Guardian (Titulli origjinal: Why are biographies so popular? Because humans are enthralled by the lives of others)
Përkthimi (i pjesshëm) nga: Telegrafi.com
Në moshën nëntëvjeçare nisi lidhja ime e dashurisë me biografinë, kur klubi im i librave me abonim, ma dërgoi përmbledhjen e tregimeve aventureske të “jetës së vërtetë”. Është pasion që e kam ruajtur në moshë madhore: përpara se të transferohesha në qarkun e lindjes së biografit dhe kronikut të madh James Boswell, në Ejshajr, dhe para se të themeloja një festival në emër të tij, më pëlqente të porosisja biografi, kujtime dhe udhëpërshkrime – të gjitha zhanret në të cilat Boswell shkëlqeu – si redaktore në shtëpinë e njohur botuese John Murray. Në atë kohë ishte ende e vendosur në rezidencën e familjes në Londër, në Rrugën “Albërmal”, ku një nga kujtimet më të mëdha të humbura në letërsi, të Lord Bajronit, u dogjën në oxhakun e dhomës së pritjes.
Duke e vizituar për herë të parë vendin e varrimit të Boswellit, në oborrin e kishës në Okënlek, një ish-fshat minierash në Ejshajr, u trondita kur zbulova se trashëgimia letrare e Boswellit – me sa duket – ishte varrosur. Mauzoleu i tij i mrekullueshëm neoklasik rrinte i braktisur, pa asnjë shenjë për të shënuar vendin e tij të fundit të prehjes. Menjëherë vendosa ta nis një festival të librit të biografisë.
Ne na pëlqen të mbërthejmë një paraqitje të shkurtër të jetës së të tjerëve dhe jetët letrare nuk bëjnë përjashtim këtu. Admirimi për një shkrimtar, instinktivisht lexuesit i bën kureshtarë për ta. Në mënyrë ideale, portreti i shkruar do të përcjell, përmes stilit dhe gjuhës, zërin e subjektit sikur po ju flet nga faqja. Në fund të fundit, puna e tyre megjithatë duhet të gjykohet sipas kushteve që punonin. Biografët shpeshherë zhgënjejnë duke dështuar që ta shpjegojnë thelbin e temës – dhe vetë arsyen për të cilën po shkruhet në radhë të parë – përmes analizës kritike.
Libri brilant i vetë Boswellit, Jeta e Samuel Xhonsonit, u botua 232 vjet më parë dhe nuk ka mbaruar kurrë së botuari – që do të thotë se ai ka trullosur, nëse jo i eklipsuar mendjen e publikut përmes subjektit të tij. Por, a nuk duhet të jetë ky qëllimi i të gjithë biografëve? Jeta e Xhejn Risit nga Miranda Seymour, që u shfaq në festivalin e këtij viti, huazon shabllonin e biografisë letrare – nga djepi në varr – të Boswellit. Praktika e Seymourit bazohet në kërkimet e mundimshme dhe në rrëfimet e dëshmitarëve okularë, të shkruara me mprehtësinë e një trileri, duke e sjellë në jetë këtë shkrimtare të rëndësishme të lënë pas dore.
Megjithatë, siç thekson Andrew Lownie, themelues i rrjetit të shkrimtarëve të Klubit të Biografëve: “Biografia është bërë më e vështirë për t’u shitur, nëse nuk përfshihet një emër i njohur”. Nuk është rastësi që librat për Napoleonin, Mbretëreshën Viktoria, Churchillin – me 45 libra aktualisht në shitje, që lidhen me jetën e tij – Hitlerin, Frida Kahlon, Sylvia Plathin dhe Agatha Christien, botohen rregullisht.
Shtyllat e mëparshme të themelimit të biografisë, si Elizabeth Longford (Mbretëresha Victoria dhe Uellingtoni) dhe Philip Magnus (Eduardi VII) pritej të kishin “fjalën e fundit” për subjektet që trajtuan, por kjo nuk është më e mundur. Këndet e reja – psikologjike dhe të reputacionit – vazhdimisht po hulumtohen.
Prapëseprapë, nëse biografia po lufton në treg, ajo kompensohet më shumë nga bumi aktual i kujtimeve, veçanërisht nga personazhet e famshme si Miriam Margolyes, Billy Connolly dhe Jeremy Clarkson. Një biograf e përshkroi atë fenomen si të ngjashëm me “biografinë, si një shtrëngim duarsh”.
Dikush njëlloj mund të krahasojë një kujtim të mirë me përqafimin. Duke marrë një qasje shumë më informale, ndershmëria e një shkrimtari në paraqitjen e aspekteve të historisë, mund të ofrojë frymëzim dhe ngushëllim, për shembull, se si ta mbijetosh vdekjen e një njeriu të dashur.
Ato gjithashtu mund të ofrojnë një portë të paçmuar për përvojat e njerëzve më parë të injoruar; si dëshmia e shkëlqyer nga Lee Lawrence, Sa më zëshëm që këndoj, një rrëfim i betejës së tij për drejtësi për vrasjen e nënës, gjë që shkaktoi trazirat e Brikstonit më 1985. Një tjetër derë hapet në jetën e një familjeje minoritare, te Djali i përgjegjshëm nga Mohsin Zaidi, për rritjen e homoseksualëve në një familje të devotshme myslimane.
Ekziston gjithashtu një treg në rritje për “biografinë e kërkimit”, prototipi është Gjurmët nga Richard Holmes, i botuar më 1985, me nëntitull Aventurat e një biografi romantik. Në festivalin e këtij viti, historiani holandez Pieter van Os, do të rikthejë gjurmët e një të mbijetuari të Holokaustit polak, i cili nën maskën e të qenit katolik, u mor nga një familje naziste.
Kohët e fundit, mora pjesë në një darkë në Edinburg, të organizuar nga festivali i librit dhe sponsori i letërsisë Baillie Gifford, që shënoi Fituesin e Fituesve të 25 vjetëve të çmimit më prestigjioz të Mbretërisë së Bashkuar për letërsinë. Motoja e tyre ishte “Të gjitha tregimet më të mira janë të vërteta”. Boswelli, arti i të cilit ishte i rrënjosur në të vërtetën e panjollosur, për veten dhe për subjektet e veta, do të ishte pajtuar lehtësisht me këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra e Enver Hadrit e vitit 1976, drejtuar dajës së tij Said Kryeziu
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
“Enveristi” Fan Noli: Letërkëmbimet e revolucionarit “demokrat” me komunistin Enver Hoxha
NJERI – UJK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë