Një tjetër grua pretendon se Tyson e ka përdhunuar në vitet e nëntëdhjeta, ajo ka ngritur padi kundër legjendës së boksit

Mike Tyson është akuzuar për përdhunimin e një femre në fillim të viteve të nëntëdhjeta, pas takimit të tyre në një klub nate në Albany – sipas padisë pesë milionë dollarëshe të ngritur në fillim të këtij muaji.
Akuzuesja pretendon se legjenda e boksit e përdhunoi atë në një limuzinë duke rezultuar në “lëndim fizik, psikologjik dhe emocional” që nga ajo kohë.
“Hyra në limuzinën e Tysonit që ta merrja një shoqen time nga shtëpia. Tyson menjëherë filloi të më prekte dhe u përpoq të më puthte. I thash ‘jo’ disa herë dhe i kërkova të ndalej, por ai vazhdoi të më sulmonte. Pastaj mi hoqi pantallonat dhe dhunshëm më përdhunoi”, thuhet në padinë e siguruar nga DailyMail.com. Deklarata e saj nuk jep një datë për sulmin, por thotë vetëm se ka ndodhur në fillim të viteve të nëntëdhjeta.
Afërsisht në të njëjtën kohë, konkurrentja e spektaklit të bukurisë, Desiree Washington, kishte pohuar se Mike e përdhunoi atë në Indianapolis. Asokohe (më 10 shkurt 1992) kampioni i boksit ishte dënuar për përdhunimin e modeles dhe kishte bërë tre vjet burg.

Veprimi ligjor në New York është ngritur sipas ligjit të shtetit për të mbijetuarit e dhunës (Adult Survivors Act), i cili u jep viktimave të sulmeve seksuale një afat prej një viti për të ngritur padi për sulmet që kanë ndodhur vite apo edhe dekada më parë.
Viktima e supozuar ka kërkuar ta ruajë anonimitetin, sepse publikimi i emrit të saj “me siguri do të përbënte një rrezik për mua për dëmtim të mëtejshëm mendor, ngacmim, tallje ose turpërim personal”.
“Si rezultat i përdhunimit të Tyson, unë vuajta dhe vazhdoj të vuaj nga lëndimi fizik, psikologjik dhe emocional. Kam përjetuar ndjenja faji, humbje të respektit për veten, turp, siklet, trishtim, zemërim, depresion, ankth, tendenca të dhunshme, varësi nga droga dhe alkooli dhe konfuzion si rezultat i përdhunimit brutal”.
“Kam zhvilluar probleme gjatë gjithë jetës duke përfshirë, por pa u kufizuar, në çështjet me seksin dhe prekjen si rezultat i përdhunimit. Nuk kam qenë në gjendje të mbaj dhe/ose të zhvilloj marrëdhënie të shëndetshme me meshkuj ose me dikë në përgjithësi. Unë kam përjetuar vuajtje emocionale ekstreme, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në makthet, sulmet e panikut dhe rikujtimet”, thuhet mes tjerash nga akuzuesja.
Avokati i saj, Darren Seilback, ka thënë në një dosje të veçantë se zyra e tij nuk i mori thjesht fjalët e gruas, por hetoi pretendimet e saj dhe përcaktoi se ato janë “shumë të besueshme”.

Tyson, i lindur në Brooklyn, fitoi admirim të madh si kampioni i padiskutueshëm botëror i peshave të rënda nga viti 1987 deri në 1990, por jeta e tij jashtë ringut ka qenë e turbullt.
Ish-gruaja e tij, aktorja Robin Givens, tha në dokumentet e divorcit se martesa e tyre në fund të viteve të tetëdhjeta karakterizohej nga “tërbime të paprovokuara të dhunës dhe shkatërrimit”.

Mike, po ashtu, kishte tentuar ta prekte pa dashje ish-fotografen e tij. Ishte pretenduar se boksieri pati tentuar t’ia kapte gjoksin fotografes Lori Grinker në fillim të viteve të tetëdhjeta, ndërsa në vend se ta mohonte, Tyson kishte thënë për Daily Mail se dyshja kishin marrëdhënie seksuale që nga koha kur ai ishte 17 vjeç, ndërsa fotografja ishte kah mesi i të njëzetave.
Sidoqoftë, Grinker nuk kishte ngritur akuzë, por thjesht e kishte shtyrë boksierin, i cili kurrë më nuk kishte përsëritur diçka të tillë dhe e kishin vazhduar bashkëpunimin, ndërsa rrëfimin e kishte bërë në librin e saj për Mike Tyson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës