Mike Tyson do të mbetet në histori si një prej boksierëve më të mirë që ka njohur ky sport. Kampioni më i ri në kategorinë e peshave të rënda. Kampion i padiskutueshëm botëror. Ekspert i nokauteve të shpejta. Ai ishte një makinë vrastare për kundërshtaret e tij, të cilët përfundonin në dysheme brenda sekondash. Mirëpo, ‘i hekurti’ kishte edhe anën e errët. Jeta e tij ishte një skandal i vazhdueshëm. Zënka, drogë, seks pa kontroll, përdhunim, burg…


“E gjithë jeta ime është një pendim”.


Pas stuhisë vjen qetësia dhe momenti i përgjegjësisë. “E gjithë jeta ime është një pendim. Veprimet e ia, sjellja ime… Do të dëshiroja që të mos i kisha thënë shumë gjëra që ua kam thënë qenieve tjera njerëzore. Më vjen shumë keq”, ka thënë ish-boksieri në vitin 2009 në emisionin Good Morning Britain.

Rritja në mesin e kriminelëve

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Jeta ime ishte e ngjashme me të kujtdo që është rritur në një lagje të varfër të afro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara. Nuk kishim para dhe nuk kishim shpresë. Jam arrestuar disa herë, jam përfshirë në episode të dhunës, drogës dhe alkoolit”, ka kujtuar Tyson.


“Isha pjesë e bandave, mbaja armë, gjuaja njerëz, më gjuanin dhe gjëra të këtilla”.


“Isha pjesë e bandave, mbaja armë, gjuaja njerëz, më gjuanin dhe gjëra të këtilla. U rrita pa babain tim, me nënën time që ishte prostitutë. Ishim të poshtëruar, kurrë nuk kishim krenari në familjen tonë, askush nuk e dinte se kush ishim”, kishte deklaruar ish-boksieri.


“Që nga mosha 12 vjeçare më kanë mësuar vetëm si t’i godas njerëzit”.


“Që kur isha 12 vjeçar, vetëm më mësonin se si t’i rrah njerëzit, t’i rrëzoj, t’i poshtëroj, t’ua thyej vullnetin, t’u tregoj se unë isha superior ndaj tyre, se isha më i mirë se të tjerët. Por, në realitet, isha një fëmijë i frikësuar dhe i pasigurt. Nuk e kisha idenë se çfarë po bëja, por ndihesha mirë, të gjithë më thoshin se isha i mirë në atë që bëja, gjë që më shndërroi në këtë njeri, këtë tiran që nuk kishte respekt për askënd”, ka vazhduar legjenda e boksit.


“U shndërrova në një tiran që nuk kishte respekt për askënd”.


Viktimë e keqtrajtimit seksual

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Tyson ishte ai që rrihte, gjatë fëmijërisë ishte edhe viktimë. Mike ka treguar se ka qenë viktimë e keqtrajtimit seksual. “Nuk më pëlqen të flas për këtë. Dua ta mbaj atje ku ka qëndruar, në të kaluarën, por më kanë abuzuar kur kam qenë fëmijë. Është diçka për të cilën njerëzit nuk duan të flasin, sepse meshkujt mendojnë se do t’i shkëputë nga mashkullësia e tyre”, ishin fjalët e tij në një intervistë për ESPN.


“Më kanë abuzuar si fëmijë. Është diçka për të cilën meshkujt nuk duan të flasin, sepse mendojnë se do t’i shkëputë nga mashkullësia e tyre”.


Seks i pakontrolluar dhe droga

(Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

“Isha një i varur i madh nga kokaina, madje e përdorja edhe para ndonjë meçi”, ka thënë Tyson duke iu referuar duelit të korrikut 2004 kur u mposht nga britaniku Danny Williams. “Mora (kokainë) pak para se të fillonte përballja”, ka shkruar në librin e tij.


“Isha një i varur i madh nga kokaina, madje e përdorja edhe para ndonjë meçi”.


Drogat dhe dëshira e shfrenuar për femra e kanë shoqëruar gjithmonë. Boksieri ka folur në shumë raste për aventurat e tija seksuale që ishin shndërruar në vartësi. “Kur ishte i ri, ishte një kafshë me para. Ua jepte njerëzve dhe bënte seks me nënat e tyre, motrat e tyre…orgji. Ishte i çmendur. Ishte i sëmurë dhe nuk ia kishte idenë”, ishte rrëfimi për vetveten.


“U jepte njerëzve para dhe bënte seks me nënat e tyre, motrat e tyre…orgji”.


Karriera e suksesshme si boksier, ia lejonte disa lukse të caktuara. “Në Las Vegas kisha hyrje VIP në klubet e natës dhe e kisha një prostitutë që ishte e dashura ime”, ka treguar Mike në Hotboxin.

Në burg për përdhunim

(Foto: Gregorio Binuya/Getty Images/Guliver)

Në vitin 1992, Mike u dënua me gjashtë vjet burg dhe 30.000 euro dëmshpërblim për përdhunimin e Desiree Washington, një 18 vjeçare. Ai u lirua nga burgu pas tre vjet e tetë muaj për sjellje të mirë.

“Si mund ta përdhunosh dikë që të vjen te dhoma e hotelit në orën 2:00 të mëngjesit?”, ishin fjalët e tij lidhur me këtë rast.


“Nganjëherë fantazoj që t’ia shpërthej dikujt trurin jashtë, në mënyrë që ta kaloj gjithë jetën në burg”.


Femra dhe më shumë femra në burg

(Foto: Mark Mainz/Getty Images/Guliver)

Gjatë qëndrimit në burg, boksieri nuk e ndali dëshirën e tij. “Në burg kam bërë aq shumë seks, saqë jam rraskapitur, nuk e kisha fuqinë as të shkoja në palestër. Thjesht qëndroja në qeli gjithë ditën”, i ka kujtuar momentet e burgut në librin “Undisputed Truth” (“E vërteta e padiskutueshme”).

Në libër, ai i ka pranuar edhe disa gjëra të tjera të errëta: “Nganjëherë fantazoj që t’ia shpërthej dikujt trurin jashtë, në mënyrë që ta kaloj gjithë jetën në burg”.

Shpenzon 40.000 dollarë në muaj për marihuana dhe është pronar i një plantacioni

Tyson, i cili ka treguar se ka shpenzuar 40.000 dollarë në muaj për marihuana, udhëheq një plantacion në Kaliforni, ku rritja e kësaj droge është legale.

“Nuk mendoj se ka ndonjë efekt negativ. Ndoshta shkon të flesh në vend se të shkosh në një takim pune ose diçka të ngjashme, por përveç shkuarjes për të fjetur, nuk shoh ndonjë aspekt tjetër negativ. Nuk ka raste të njerëzve që kanë tymosur marihuana dhe e kanë shkatërruar shtëpinë”, ka thënë 53-vjeçari.

Nokauti i marihuanës

Boksieri legjendar ka treguar se kishte marrë drogë edhe para meçit ndaj Andrew Golota. Tymosa marihuanë pak para se të hyja në zhveshtore dhe nuk pati ndikim tek unë. Pati më shumë ndikim tek ai”, ka treguar Mike.

Ai meç (tetor 2000) shënonte kthimin e Tyson në ring pas suspendimit 15 mujor për kafshimin e Evander Holyfield. Golota e dorëzoi meçin në raundin e tretë dhe ‘Iron’ fitoi me nokaut teknik.


“Një mbidozë droge pas një tjetre… nuk e di si zgjohesha të nesërmen”.


Tentimi për vetëvrasje

(Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Përdorimi i zgjatur dhe i vazhdueshëm i narkotikëve, madje e nxiti që të kishte mendime vetëvrasëse. “Ishte një mbidozë droge pas një tjetre, bëja gjëra të çmendura, nuk e di si zgjohesha të nesërmen… Madje mendova të bëja vetëvrasje”, ka thënë Tyson në një konferencë për media në vitin 2013.

Urina e gruas dhe fëmijëve në testet anti-doping

(Foto: Chris Hyde/Getty Images/Guliver)

Për ta mbuluar përdorimin e drogës në kontrollet anti-doping pas meçeve, Tyson i përdorte të gjitha llojet e truqeve. “E përdorja urinën e gruas deh pastaj ajo më thoshte: ‘Kur të dalin rezultatet, atë do të të thonë: Tyson, je shtatzënë’. Pastaj e përdorja të fëmijëve”, ka treguar për ESPN ish-kampioni i padiskutueshëm.

Si ia bënte që të mos e kuptonin mjekët? Përdorte një penis fals, prandaj ata që e shoqëronin në banjë, nuk e shikonin.


“Isha shumë i inatosur (me Evander Holyfield). Doja t’i shkaktoja shumë dhimbje”.


Kafshimi i Holyfieldit

Një nga ngjarjet më të paharruara në botën e boksit është kafshimi që Tyson i bëri Holyfieldit më 28 qershor 1997 në Las Vegas. Disa mua më parë, Evander ia kishte rrëmbyer titujt. Ishte koha për hakmarrje. Mike e kafshoi kundërshtarin e tij në vesh gjatë meçit.

“Isha i nevrikosur që Evan më kishte goditur në kokë, ai më kishte shkaktuar çarje në duelin e parë. Isha i inatosur. Ky nuk duhet të jeta arsyetim për atë që ndodhi, por isha i inatosur. Doja t’i shkaktoja shumë dhimbje. Dhe mbi të gjitha isha shumë i nevrikosur se ishte boksier shumë i mirë. U çmenda”, ka shpjeguar Mike në emisionin e Oprah Winfrey, e cila më vonë kishte arritur t’i pajtonte dy boksierët dhe Tyson i kishte kërkuar falje Holyfieldit.

Dita kur e zuri ish-gruan me Brad Pittin

Robin Givens (Foto: Mike Coppola/Getty Images for American Heart Association/Guliver)

Tyson ka rrëfyer për momentin kur e zuri ish-bashkëshorten Robin Givens (me të cilën ishte i martuar gjatë viteve 1988 – 1989) në dhomën e gjumit me Brad Pitt. 53-vjeçari ka treguar se marrëdhëniet me ish-gruan asokohe ishin prishur dhe ata ishin në prag të shkurorëzimit, ndërsa kishte vendosur ta vizitonte edhe një herë para se t’ia dërgonte avokatit dokumentet për divorc.

“Kur më pa, u zbeh i tëri. Ishte nën ndikimin e drogës dhe filloi të më luste që të mos e rrah”, ka rrëfyer Mike, i cili për këtë incident ka shkruar edhe në librin e tij autobiografik.


“I ofrova rojës 10.000 dollarë ta hapte kafazin dhe ta dërrmoja gorillën”.


Përpjekja për t’u rrahur me një gorilla në kopshtin zoologjik

Gorilla me shpinë ngjyrë argjendi (Foto: Oli Scarff/Getty Images/Guliver)

Derisa po shëtiste me Givens në një kopsht zoologjik në New York në vitin 1986, boksieri i famshëm i kishte kërkuar rojës që ta lejonte të përballej me një gorilla. Ai i kishte ofruar 10.000 dollarë (9.210 euro) rojës që t’ia hapte kafazin ku ndodhej gorilla.

“Kur u afruam te kafazi, aty ishte një gorilla e madhe me shpinë argjendi që po i ngacmonte gorillat tjera. Ato ishin të fuqishme, mirëpo sytë e tyre dukeshin si të një fëmije të pafajshëm. Ia ofrova rojës 10.000 dollarë që ta hapte kafazin dhe të më lejonte që ta dërrmoja atë shpinë argjendi! Ai refuzoi”, ka treguar Tyson për The Sun.

/Telegrafi/