LAJMI I FUNDIT:

Një nënë shqiptare, gruaja më e vjetër në Evropë

Një nënë shqiptare, gruaja më e vjetër në Evropë

Duhet përdorur termi “ishte”, jo se gruaja me e vjetër në Evropë nuk është më, por sepse një tjetër grua, i ka zënë vendin duke ja thyer rekordin. Nëna shqiptare Feride Hyka, 114 vjeç që para pak ditësh mori lejen e qëndrimit tek familjarët në Itali thyen rekordin e italianes Santa Gennari nga Ascoli Piceno. Nënë Ferideja që aktualisht po jeton prej pak ditësh në Itali bëhet kështu gruaja më e vjetër në Evropë.

Fëmijët e Feride Hykës jetojnë të gjithë në Itali dhe janë përpjekur prej kohësh të marrin dhe nënën e tyre nga Shqipëria. Por, ja që sistemimi i nënë Feridesë në Itali nuk ishte shumë i lehtë, sepse kompjuteri i programuar për regjistrimin e ditës së lindjes së personave ishte programuar për të lindurit nga vitit 1900 e tutje. Ndërkohë nëna Feride kishte lindur në vitin 1896. Madje në pasaportë dallohet qartë dhe viti, 1896 me vendlindje Luzin e Vogël në Durrës. Por në Shqipëri vetëm 5 vite më parë lindi kompjuterizimi i të dhënave në gjendjet civile, kështu që problemi arriti deri në Itali.

Duket gati e pabesueshme, por ja që 114 vjeçarja mbeti e panjohur për shkak të kompjuterit që ishte programuar për regjistrimin e të lindurve nga viti 1900 e tutje. Ndërkohë prezenca e saj tani ka marrë xhiron rreth botës.


Nënë Ferideja ka 8 fëmijë dhe shumë nipër e mbesa që i përkushtohet çdo ditë asaj me shumë dashuri. Në 7 gusht ajo mbush 115 vjet dhe familjarët e shumtë të Feridesë po përgatisin një festë të madhe me këtë rast.

114 vjeçarja shqiptare është një grua simpatike, pavarësisht moshës. Nuk ka shumë rrudha, në dallim nga moshataret e saj mbi 100 vjeçe dhe mban një shami të bardhë në kokë, duke lënë të qartë pamjen vizive të fytyrës.

Por, ja që familja Hyka është quajtur nga mediat italiane si një familje me shumë fat. Rrallë të takon të kesh një gjyshe, stërgjyshe, stër, stërgjyshe 114 vjeçare, që ka parë 3 shekuj, që ka jetuar dy Luftëra Botërore dhe një diktaturë të egër në Shqipëri.

Sot ajo jeton në Itali, rrethohet nga fëmijët, mbesa e nipërit që i japin shumë dashuri dhe padashur theu rekordin e italianes më të vjetër dhe evropianes më të vjetër në moshë.

Ndërkohë gruaja më e vjetër në botë është një gjeorgjiane, plot 130 vjeç. Duket e pabesueshme dhe i vështirë ky rekord, por ne i urojmë Nënë Feridesë jetë të gjatë, dhe ta festojë së më bukur këtë 115 vjetor të saj. /Balkanweb/