LAJMI I FUNDIT:

Një muaj moslojë për Trezeguet

Një muaj moslojë për Trezeguet

Juventusi do të duhet të luajë pa David Trezeguet për një muaj, pasi është lënduar të enjten në fushën stërvitore.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se Trezegol ka lënduar pulpën e këmbës dhe si rezultat i kësaj do të mungojë 30 ditë, ku përfshihet edhe derbi kundër Interit.

Juve ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se pas analizave të stafit mjekësor, të premten është vendosur që sulmuesi i francez nuk do të jetë në gjendje të luajë për një muaj.

Ky nuk është një lajm që i pëlqen trajnerit Ciro Ferrara, duke qenë se edhe Vincenzo Iaquinta është i lënduar. Ndërsa fatmirësisht për të, këtë fundjavë pritet rikthimi i ikonës, Alessandro Del Piero. /Telegrafi/