LAJMI I FUNDIT:

Një burrë fshehu kamerën në një shamponë, filmonte fshehurazi gratë derisa po bënin dush

Një burrë fshehu kamerën në një shamponë, filmonte fshehurazi gratë derisa po bënin dush

Një burrë nga Zelanda e Re pranoi se ka regjistruar 34 gra në shtëpinë/hotel të tij.

Dhe ai siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kishte përdorur një mënyrë të veçantë.

Kjo pasi që kamerat ishin të padukshme sepse ato ishin futur në shishe shamponi.


Sipas mediave, “aktiviteti” i tij kryesisht kishte ndodhur në periudhën nga dhjetori 2017 deri në shkurt 2018, periudhë gjatë së cilës ai bëri 219 regjistrime.

Madje, më vonë ai i postoi ato në një faqe pornografike.

Viktimat ishin më të reja se 30 vjeç dhe kamerat e kamufluara regjistruan një pjesë ndërmjet supeve dhe gjunjëve. Megjithatë, shpesh ishte e mundur të shihej fytyra e personit.

Kur gratë futeshin në banjë, ai aktivizonte kamerat duke përdorur një pajisje aktivizuese nga larg.

Kur u arrestua në shkurt, ai i tha policisë se ai “e bëri këtë për eksitim dhe ishte i vetëdijshëm se ekzistonte rreziku që të kapej”. /Telegrafi/