LAJMI I FUNDIT:

Një burrë i armatosur me thikë tentoi të hyjë në zyrat e kryeministrit të Belgjikës, arrestohet nga policia

Një burrë i armatosur me thikë tentoi të hyjë në zyrat e kryeministrit të Belgjikës, arrestohet nga policia

Një burrë i armatosur me thikë u arrestua nga policia belge – pasi thuhet se tentoi të hyjë në zyrat e kryeministrit të Belgjikës në Bruksel, të hënën në mëngjes.

“Një burrë me thikë është ndaluar nga policia ushtarake”, tha të hënën një zëdhënës i kryeministrit Alexander De Croo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Burri është transferuar në komisariat. Nga incidenti nuk u lënduan oficerët e policisë ushtarake”, shtoi ai.


Policia lokale konfirmoi arrestimin, duke thënë se burri kishte kërcënuar personelin ushtarak të vendosur në vendngjarje, por sipas mediave lokale ata nuk i kanë përcaktuar ende motivet e burrit.

Barend Leyts, drejtori i komunikimit i kryeministrit, tha se De Croo ishte “i tronditur nga incidenti”.

“Dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për oficerët e policisë ushtarake. Së bashku me policinë po monitorojmë nga afër situatën. Jemi të lehtësuar që askush nuk u lëndua në incident”, tha De Croo përmes drejtorit të tij të komunikimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kalo në kategori