LAJMI I FUNDIT:

Nisi privatizimi i Trepçës

Nisi privatizimi i Trepçës

Gjykata Supreme e Kosovës, pas një kohe të gjatë në moratorium, i ka dhënë izën Agjencisë Kosovare të Privatizimit për shitjen e ngadalshme të gjigantit metalurgjik Trepça. Privatizimi do të fillojë me shtatë ndërmarrje të saj, duke kaluar më vonë në qendër të Stantërgut. Me këtë fillon edhe zyrtarisht privatizimi i Trepçës. Express i ka mësuar emrat e kompanive që sipas AKP-së privatizohen sivjet.

Sivjet, edhe zyrtarisht, nis privatizimi i aseteve të gjigantit metalurgjik Trepça. Pas një kohe të gjatë në status quo, Gjykata Supreme e Kosovës fillimisht ka dhenë leje për privatizimin e shtatë ndërmarrjeve. Me këtë edhe zyrtarisht fillon privatizimi i gjigantit metalurgjik.

Nga barra ligjore e pronësore, Expressi ka mësuar se janë liruar kompania “FBI” nga Peja, FBNiCd Gjilan, Famipa Prizren, Metaliku Gjakovë, FAPOL Podujevë, Fabrika e Municionit të Gjuetisë Skenderaj dhe Fabrika e ngjyrave Extra Vushtrri.

Lajmin për lirimin e këtyre kompanive e konfirmojnë edhe zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.


“Deri më tani, nga Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme është marrë konfirmimi për lejimin e privatizimit të shtatë prej tyre dhe gjatë këtij viti do bëhet privatizimi”, ka thënë për Express, Mrika Tahiri, zëvendësdrejtoresh në AKP. /Telegrafi/