LAJMI I FUNDIT:

Nisi konferenca për Termocentralin e ri

Nisi konferenca për Termocentralin e ri

Filloi konferenca ndërkombëtare për projektin energjetik “Kosova e Re”, ku po marrin pjesë shumë kompani ndërkombëtare....

Në listën e pjesëmarrësve ndodhen edhe kompani të fuqishme nga SHBA-ja, vendet e Bashkimit Evropian dhe vende tjera të botës. Investimet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re” do të kushtojnë nga 700 milionë euro, deri në një miliard. Realizimi i këtij projekti pritet të fillojë në vitin 2011. Zyrtarët e Qeverisë kanë njoftuar se pas konferencës për Termocentralin “Kosova e re” do të mbahet edhe konferenca për Hidrocentralin e Zhurit.