LAJMI I FUNDIT:

Nis seanca e Kuvendit, mospajtime rreth rendit të ditës (Video)

Nis seanca e Kuvendit, mospajtime rreth rendit të ditës (Video)

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite janë 28 pika.  Në sallën e Kuvendit të pranishëm deri tash janë 35 deputetë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar që të futen në rend dite pikat që kanë mbetur pa përfunduar nga seanca e së premtes.

“Seancat e Kuvendit të datës 16,17,18,20,26 prill 31 maj dhe 1 qershor kanë mbetur ende të hapura”, ka thënë Veseli.


Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk pranojnë që të ndryshohet rendi i ditës.

“Të premten e kaluar seanca ka përfunduar por jo edhe të gjitha pikat sepse nuk kishte kuorum. Është e papranueshme që të ndryshohet rendi i ditës”, ka thënë  Haxhiu, duke thënë se për pikat e seancës të së premtes vendos kryesia e Kuvendit se kur duhet të futen në rend dite.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar që seanca të vazhdojë me pikat e rendit të ditës për të cilat edhe janë ftuar sot në seancë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori