LAJMI I FUNDIT:

Nis fushata “Festo me zemër, jo me armë” – Policia çdo vit konfiskon rreth 1.500 armë ilegale

Nis fushata “Festo me zemër, jo me armë” – Policia çdo vit konfiskon rreth 1.500 armë ilegale

“Një person lëndohet nga plumbi qorr në oborrin e tij në Deçan”, “U plagos nga një plumb qorr në natën e ndërrimit të viteve, vdes Shpresa Kastrati”, ishin vetëm disa nga mbishkrimet që u prezantuan sot në hapjen e kampanjës “Çdo plumb ka një shënjestër – Festo me zemër, jo me armë”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNDP.

Fushata e cila nisi sot synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se përdorimi i armëve pa leje vazhdon të jetë shqetësim për Kosovën.


Ai tregoi se Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1,500 armë pa leje të llojeve të ndryshme.

“Në aspektin e parandalimit, përveç MPB-së me të gjitha agjencitë e saj, edhe akterët tjerë duhet të luajnë rolin e tyre në aspektin e vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga posedimi i paligjshëm dhe veprimet e kundërligjshme në përgjithësi. Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon 1,500 armë ilegale të llojeve të ndryshme”, tha ai.

Sipas tij, si rezultat i angazhimit, Policia e Kosovës ka avancuar me sukses në konfiskimin e armëve.

“Gjatë vitit 2021 janë konfiskuar 1.280 armë dhe 42.031 municion i kalibrave të ndryshëm në krahasim me vitin 2020 ku janë konfiskuar 1.135 armë dhe 32.742 rrathë municioni të kalibrave të ndryshëm”, ka thënë ai.

Ndërsa, Niels Knudsen nga UNDP tha se pothuajse çdo ditë po shënohen incidente që vijnë nga përdorimi i armëve.

“Qarkullimi i këtyre armëve janë ato që shkaktojnë dhunën dhe pabarazinë. Për shkak se siguria ka një ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm. Armët pa leje paraqesin një rrezik për familjen dhe popullatën. Veprat penale bëhen përmes përdorimit të armëve. Momentin që shkrepet një armë, plumbi e ka një cak”, ka thënë ai.

Ndryshe, kjo kampanjë do të zgjas katër muaj dhe organizohet edhe në Shkup. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori