LAJMI I FUNDIT:

Nice turpëron Lyonin

Nice turpëron Lyonin

Skuadra e Lyonit është mposhtur si mysafir i Nice, humbje e cila i ka kushtuar me zhvendosje në tabelë, nga vendi i parë në të tretin.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stade du Ray, ndërmjet Nice dhe Lyon, ka përfunduar e fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 4-1.

Serinë e golave e filloi Mamadou Bagayoko në minutën e 16-të, ndërsa pas një autogoli të shënuar nga Remy Vercoutre (39’), vendasit krijuan epërsi të dyfishtë dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Nice shënoi edhe dy herë me anë të David Hellebuyck(68’) dhe Loic Remy (75’), për të siguruar fitoren përballë një kundërshtari të vështirë.


Krejt çka bëri Lyoni ishte një gol i nderit i shënuar nga Ederson, gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit (84’).

Pas kësaj humbjeje, Lyoni është zhvendosur në pozitën e tretë në tabelë, pasi që pozitën e parë e ka marrë kampioni në fuqi Bordeaux që të shtunën ka shënuar fitore prej 3-0 kundër Le Mans, ndërsa në vend të dytë është pozicionuar Monaco që ka mposhtur Boulognen me rezultat 3-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Ronaldo: Të fitosh Evropianin është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës

Ronaldo: Të fitosh Evropianin është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës

Përfaqësueset
Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ndërkombëtare
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori