LAJMI I FUNDIT:

Ngushtohet lista për drejtor të doganave

Ngushtohet lista për drejtor të doganave

Drejtorit të Doganave të Kosovës, Naim Hurglica, i rrezikohet posti nga dy vartësit e tij, nga drejtori i Zyrës ligjore në Doganat e Kosovës Lulzim Rafuna dhe drejtori për Kufij Bajram Rexha.

Huruglica dhe këta dy të fundit kanë hyrë në listën e ngushtë pas intervistimit nga Komisioni vlerësuese.

Mirëpo, procesi mund të mos shkoj sipas dinamikës së paraparë pasi që për të zgjedhur drejtorin e Doganave Qeveria e Kosovës duhet ta merr edhe “aminin” e ICO-së.

Konkursi për drejtor të ri të Doganave të Kosovës ishte shpallur më herët nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) e cila edhe menaxhon me doganat.


Burime brenda MEF-it kanë treguar se që të tre kandidaten i plotësojnë kushtet ligjore për të menaxhuar me Doganat.

Sipas, po të njëjtit burim pas vlerësimit nga Komisioni i mbetet ministrit Ahmet Shala për t’i dërguar propozimet në Qeveri, me ç’rast pritet konfirmimi i njërit nga kandidat në postin e të parit të doganave.

Doganat janë burimi kryesor i mbushjes së buxhetit. /Lajm/Telegrafi/