LAJMI I FUNDIT:

Nga mbi 51.000 të vdekurit nga COVID-19, vetëm 640 persona kanë qenë të vaksinuar plotësisht në Angli

Nga mbi 51.000 të vdekurit nga COVID-19, vetëm 640 persona kanë qenë të vaksinuar plotësisht në Angli

Në Angli, në gjashtë muajt e fundit kanë vdekur më pak se 700 persona të prekur nga COVID-19, të cilët ishin të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, nga 51,281 njerëzit që vdiqën me virusin midis 2 janarit dhe 2 korrikut, rreth 38,964 ishin të pavaksinuar, ndërsa një pjesë e vogël kishin marrë dy doza të vaksinës.

Gjatë periudhës, e cila përfshin fazat e hershme të përhapjes së vaksinës, vetëm 640 persona me dozë të dyfishtë vdiqën nga Covid-19, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) të hënën në mëngjes.


Kjo përfaqëson 1.25% të vdekjeve nga Covid-19 në gjashtë muajt e parë të 2021.

Dhe vetëm 256 prej tyre ishin në mesin e njerëzve të infektuar më shumë se dy javë pas dozës së dytë.

Siç është thënë deri më tani, duhen dy javë që mbrojtja e plotë të fillojë pas dozës së dytë të vaksinës.

Kështu, shifrat shtojnë dëshmi se vaksinat ulin në mënyrë dramatike rrezikun e vdekjes me këtë sëmundje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kalo në kategori