LAJMI I FUNDIT:

Newcastle rikthehet në PL, Portsmouth largohet

Newcastle rikthehet në PL, Portsmouth largohet

Pas 38 javësh plot emocion dhe ndeshje interesante, kemi dhe emrat e të rënëve nga Liga Premier, por dhe emrat e atyre që do të rikthehen në Ligën Premier.

Newcastle United në mënyrë solide ka arritur të sigurojë rikthimin në Ligën Premier me 102 pikë të grumbulluara në tabelë dhe me vetëm 4 humbje në 46 ndeshje.

West Bromvich Albion është skuadra tjetër që kthehet në Ligën Premier me 91 pikë dhe me vetëm 7 humbje të pësuara gjatë gjithë sezonit. Emri i tretë që do të kualifikohet në Ligën Premier do të mësohet pas ‘play-offit’ mes Nottingham Forest, Cardiff City, Leicester City dhe Blackpool.

Në Ligën e dytë angleze janë zhvendosur tashmë që moti, Portsmouthi me 20 pikë, ndërsa Burnley dhe Hull përmbyllin sezonin me nga vetëm 30 pikë, duke kompletuar një sezon zhgënjyes për të tria këto skuadra. Megjithatë, Portsmouthi mund të fitojë trofe këtë sezon, pasi që në finale të FA Cup më 15 maj takohet me Chelsean. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori