LAJMI I FUNDIT:

Nesta: Do të kthehemi

Nesta: Do të kthehemi

Milani vazhdoi me formën e dobët edhe këtë javë, ndërsa mbrojtësi Alessandro Nesta thotë se Rossonerët e kanë humbur hapin dhe duhet ta përmirësojnë këtë gjendje.

“Fatkeqësisht, po kalojmë nëpër një moment të keq, sepse secila ndeshje është e komplikuar”.

“Kemi humbur paksa hapin dhe duhet të përmirësohemi. Në fund të ndeshjes, e gjithë skuadra shkoi në sulm për të gjetur golin, ndërsa Atalanta u mbyll në gjashtëmbëdhjetëmetërshin e vet. Kemi mundur ta fitojmë ndeshjen, por fatkeqësisht nuk shkoi siç duhet”.

“Personalisht jam i lumtur që i jam kthyer lojës, ndjehem i fortë dhe për mua është befasi që po luaj në këtë nivel”, ka thënë Nesta për Milan Channel.