LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestojnë ish-punëtorët e Rilindjes

Nesër protestojnë ish-punëtorët e Rilindjes

Punëtorët e Gazetës “Rilindja”, do të protestojnë të merkurin nga ora 12 para ndërtesës së Pallatit “Rilindja”, e cila tash shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës.

Sindikata e Pavarur e Gazetës “Rilindja”, ka njoftuar se do të protestojnë për lirimin e peronave të tyre në Prishtinë dhe Tiranë.

“Punonjësit e ish-gazetës “Rilindja, do të protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre, në marrjen e 20 përqindëshit nga objekti i tyre i cili tash sa vjet shfrytëzohet nga institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thekson njoftimi për media.


Pas protestës para Pallatit, punonjësit do të marshojnë drejt selisë së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). /Telegrafi/