LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk shpëtohet Greqia, dështon Eurozona

Nëse nuk shpëtohet Greqia, dështon Eurozona

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka thënë se dështimi për të arritur marrëveshje për ta shpëtuar vendin nga kriza ekonomike, do të thoshte “fillimi i fundit” për Eurozonën, raporto gazeta italiane Corriere della Sera.

I pyetur nga gazeta se çfarë do të thotë nëse nuk arrihet marrëveshje për shpëtimin e Greqisë, Tsipras ka thënë se një gjë e tillë do të ishte dështim për Evropën.

“Besoj se është e qartë. Kjo gjë do të ishte fillimi i fundit për Eurozonën”.


Greqisë i duhet që të zhbllokojë 7.2 miliardë euro në fondet e shpëtimit në mënyrë që të jetë në gjendje që të paguajë këstin e parë prej 1.6 miliard eurosh Fondit Monetar Ndërkombëtar deri më 30 qershor. /Telegrafi/