LAJMI I FUNDIT:

Nëse e shet Ibran, Guardiola në psikiatri

Nëse e shet Ibran, Guardiola në psikiatri

Agjenti i sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, nuk mund të besojë se trajneri i Barcelonës dëshiron ta largojë nga skuadra njeriun të cilin e bleu për 75 milionë euro.

Kohëve të fundit po flitet se Guardiola mund t’ia tregojë derën Ibrahimovicit, pasi që ai nuk është i përshtatshëm për taktikat e teknikut të Barcelonës.

“Do të ishte e çuditshme nëse Guardiola nuk e lë atë të luaj, pasi e detyroi klubin të paguajë për të 75 milionë euro. Në fakt, nëse këtë e bën Guardiola, atëherë ai do të duhej të ishte në psikiatri dhe në përkujdesje psikike. Do të ishte një vendim prej budallai”, theksoi Mino Raiola. /Telegrafi/