LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për rrugën Tiranë-Elbasan

Nënshkruhet marrëveshja për rrugën Tiranë-Elbasan

Ministri i Financave Ridvan Bode dhe presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim Ahmed Mohamed Ali nënshkruan të premten në Tiranë marrëveshjen për financimin e projektit të rrugës Tiranë – Elbasan.

Kredia prej 222.7 milionë dollarë ofrohet nga IDB me një maturim 17 vjecar plus tre vjet pa pagesë me interesa. Norma e interesit bazohet në indeksin (SWAP Rape) 17 vjecar të dollarit amerikan plus 1.2 % interes (rreth 5 % në total).

Ministri i Financave falenderoi presidentin e IDB-së për financimin e këtij të projekti të rëndësishëm në një kohë shumë të shkurtër dhe kushte shumë të përshtatshme për Shqipërinë. Ministri Bode theksoi se kjo marrëveshje kredie përbën një nga marrëveshjet me shumën më të madhe në një transh të vetëm të nënshkruar me një bankë të vetme siç është IDB.

“Ky financim përbën mbulimin me fonde të njërës prej veprave më të rëndësishme të mandatit të dytë të qeverisjes, segmentin Tiranë – Elbasan pjesa kryesore e aksit kombëtar të jugut”, tha ministri i cili u ndal në detajet e projektit.


Marrëveshja u përshëndet edhe nga presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim Ahmend Mohamed Ali i cili siguroi ministrin e Financave se ka një interes në rritje nga biznesevet anëtare të kësaj banke për të shtuar prezencën e tyre me investime në ekonominë shqiptare.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe ministri i Punëve Publike dhe Transporteve z. Sokol Olldashi i cili garantoi realizimin me sukses të këtij projekti. /Telegrafi/