LAJMI I FUNDIT:

Negredo i painteresuar për Realin

Negredo i painteresuar për Realin

Sulmuesi i Sevillas, Alvaro Negredo, thotë se ai nuk është i interesuar të rikthehet te Real Madridi.

Negredo u raportua se mund të rikthehet në Santiago Bernabeu me Realin që mund ta humbë Ruud van Nistelrooyn, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni. Por një të tillë e ka mohuar vetë lojtari.

“Fansat e Sevillas nuk duhet të mendojnë për këtë. Mendja ime është te Sevilla. Jam i lumtur pasi këtu më kanë dhënë mundësinë të luaj për një ekip të madh dhe gjithmonë duhet të jem mirënjohës. Kam nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe dua të kjo të mbyllet”, ka thënë Negredo./Telegrafi/